FIFA bllokon afatin kalimtar të FC Shkupit!

Futboll

FIFA bllokon afatin kalimtar të FC Shkupit!

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 21:58
Shkupi

Një lajm aspak i mirë ka arritur në adresën e FC Shkupit nga Shtëpia e Futbollit Botëror, FIFA.

Kjo e fundit për shkak të borxheve të pashlyera, përmes një letre ka njoftuar bllokimin e merkatos së FC Shkupit, i cili së shpejti pritet të kalojë në pronësim të pronarit të ri, Yasin Konyali.

Pikërisht me kalimin në duart e pronarit të ri, pritet të zgjidhet edhe ky problem, pasi numri një i klubit nga Çairi është i gatshëm të shlyej çfarëdo broxhi, vetëm e vetëm që FC Shkupi të mos ngec me angazhimin e futbollistëve të rinj në merkaton e janarit.

Pronarët e rinj të klubit janë tashmë në procedurë e sipër për transferimin e klubit nën menaxhimin e tyre, ashtu që java e parë e janarit të vitit që po na vjen pritet të sjellë lajmin e duhur dhe zhbllokimin e afatit kalimtars

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat