Sir Alex Ferguson i dhuroi ish-yllit të Man United 100 mijë euro për t’u pensionuar menjëherë

Futboll

Sir Alex Ferguson i dhuroi ish-yllit të Man United 100 mijë euro për t’u pensionuar menjëherë

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 22:27
Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson para shumë kohësh i kishte ofruar një ish-lojtari të Manchester United 100 mijë euro për t’u pensionuar menjëherë, kur lojtari kishte qenë vetëm 29-vjeçar. 

Ferguson kishte shijuar një aventurë legjendare tek Man United, duke u shpallur kampion i ligës plotë 13 herë. 

Ai ka drejtuar disa prej lojtarëve më të mirë në botë duke përfshirë Eric Cantona, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney. 

92-vjeçari madje njihej edhe si një ‘figurë babai’ dhe kishte dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij në plotë raste. 

Fergson madje i kishte ofruar Paul McGrath plotë 100 mijë euro për të ndaluar së luajturi futboll për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit. 

McGrath kishte vuajtur nga varësia ndaj alkoolit, dhe Ferguson ishte i gatshëm që ta paguante irlandezin vetëm që ai të largohej nga klubi dhe të pensionohej nga futbolli. 

Gjatë asaj kohe, McGrath kishte refuzuar ofertën e Fergusonit pasi ai kishte besimin se mund të jap edhe më shumë si lojtar. 

McGrath eventualisht u largua nga Unitedi në drejtim të Aston Villës, atje ku kishte marrë nofkën ‘Zot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat