Milan barazoi (1:1) në shtëpi përballë Romës, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi në barazim 1-1.
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj sfide. Për shkak të një proteste për një penallti, tekniku portugez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43-të.
Kjo bën që “Djalli” ta nisë vitin e ri në Serie A pa trajner. Me këtë karton të kuq të marrë mbrëmjen e sotme, Fonseca nuk do të jetë në pankinën e Milanit për sfidën përballë Cagliarit më 11 janar.