Mohamed Salah thotë se është larg me Liverpoolin sa i përket kontratës së re eventuale.
Sulmuesi egjiptian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës aktuale dhe palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për kontratën e re.
Futbollisti më i mirë në botë i momentit u pyet nga mediat nëse kishte diçka të re sa i përket vazhdimit të kontratës, por ai sqaroi se gjithçka mbetet e njëjtë.
“Unë nuk dua të vendos gjëra në media dhe që më pas njerëzit të flasin për to. Asgjë nuk ka ndodhur, jemi ende larg (sa i përket kontratës”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës.
Liverpooli ia ka bërë ofertën Salahut dhe po punon që ta realizojë vazhdimin e marrëveshjes me yllin e skuadrës.
Salah po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme duke i prirë “Reds” në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.