Stiven Shpendit iu desh pak kohë që të gjente golat e tij të parë me skuadrën e Karrarezes në Serinë B, por duket se tashmë sulmuesi shqiptar po shënon më rregullisht. Ai i shënuar dje ndaj Çezenës, ishte goli i dytë i këtij sezoni për lojtari, të dy të shënuar gjatë muajit dhjetor pas një thatësirë që kishte vënë në dyshim edhe aktivizimin e tij të rregullt te klubi italian.
“Jam i lumtur se si shkoi, por do të kisha dashur të luaja kundër vëllait tim, në një ndeshje mjaft të veçantë si ajo ndaj Çezenës, pasi jam i lidhur me ambientin bardhezi”, tha Stiven Sjpendi, duke iu referuar faktit se në radhët e Çezenës nuk ishte Kristian Shpendi, vëllai i tij i binjak, i cili po vuan pasojat e një dëmtimi.
Stivën ka shpjeguar se tani ka fituar pjekurinë për të vlerësuar rastet dhe për të mos u dëshpëruar kur humb të tilla para portës. “Në të kaluarën kam humbur shumë raste si ajo në pjesën e parë, por gjërat tani i jetoj me qetësi. E di që herët e vonë, me besimin e duhur, do të shfaqet një mundësi e dytë”, shpjegoi ai para gazetarëve pas suksesit 2-0 ndaj ish-klubit të tij, Çezenës.