Barcelona ende nuk ka arritur të regjistrojë Dani Olmon si dhe Pau Victorin.
Gjykata e Shkallës së Parë ka refuzuar masat e sigurimit të kërkuara nga Barcelona.
Ashtu siç ndodhi të premten e kaluar me Gjykatën Tregtare, një tjetër gjyqtar i ka refuzuar sërish këto masa, kështu që Barcelona nuk do të mund të përdorë mjetet gjyqësore për të regjistruar lojtarët e saj.
Kryesorja dhe më e mundshme është shitja e kutive të VIP-ave në të cilat ka avancuar shumë klubi i Barcelonës.
Barcelona po përfundon dërgimin e të gjitha dokumenteve të kësaj marrëveshjeje në La Liga, veçanërisht ato që i referohen pagesës së atyre 100 milionëve. Nëse e bëjnë këtë, klubi do të jetë në gjendje të regjistrojë dy lojtarët.
Problemi është se koha është kundër tyre pasi do të duhet ta bëjnë këtë para orës 23:59 të 31 dhjetorit.