Arinaldo Rrapaj është larguar nga Partizani dhe vendi i tij në formacion ka mbetur bosh. Drejtuesit kryeqytetas kanë nisur punën prej ditësh për të gjetur një zëvendësues dhe në radarin e tyre ka rënë ish-i i Dinamos.
Bëhet fjalë për Erisildo Smaçin, i cili aktualisht është pjesë e Bnei Yehuda në Izrael. Deri më tani me skuadrën izraelite ka mundur të luajë vetëm në 6 ndeshje, në total 269 minuta.
Mundësia e rikthimit të tij në Superiore ekziston dhe Partizani “tundon” mesfushorin.
Kujtojmë se për shërbimet e Smaçit përflitet se është e interesuar edhe Tirana. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe ku do të jetë e ardhmja e 26-vjeçarit.