Legjenda e Bayern, Philipp Lahm, ka komentuar situatën aktuale të portierit Manuel Neuer. Sipas ish-mbrojtësit gjerman, Neuer po vuan një problem psikologjik.
“Sipas meje, njerëzit gjithmonë tentojnë të bëjnë krahasime me Neuer e viteve të kaluara me Neuer aktual. Harrojnë se ai tashmë është në fund karriere dhe pati kaluar një dëmtim të gjatë”.
“Neuer ndryshoi konceptin e portierit në mbarë botën. Kur ishte në kulmin e tij, ishte 10 hapa përpara të tjerëve. Nuk mund të jetë kështu edhe sot”, ka deklaruar Lahm.
“A po performon Neuer edhe këtë vit? Patjetër. Ai luan te Bayern. Kaq mjafton. Nëse je titullar te Bayern, do të thotë se je duke performuar”.