Alejandro Balde duket se ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar të dy viteve të fundit, por Barcelona e ka mbrojtur mjaftueshëm sa për ta mbajtur larg presionit të merkatos.
Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij Jorge Mendes, i cili ka deklaruar se mbrojtësi i majtë nuk ka asnjë synim për t’u larguar nga katalanasit, por të vijojë të rritet në Barcelonë.
“Përpara rinovimit me Barcelonën, klubet më të mira në Europë u interesuan për Alejandro dhe e kërkonin me ngulm. Kam marrë oferta serioze dhe të detajuara”.
“Barcelona e dinte këtë. Klubet e tjera interesoheshin, sepse e dinin se Barcelona kishte probleme ekonomike dhe mund të përfitonin nga ajo situatë”.
“E përgëzoj klubin katalanas që mori vendimin e duhur, nuk u tundua nga ofertat e larta dhe vendosi ta mbështesë lojtarin. Në pozicionin e tij, për moshën që ka, ai është numri 1”.