Në ditën e prezantimit të Sergio Conceiçao si trajner i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka kërkuar falje për atë që ndodhi në orët para shkarkimit të Paulo Fonseca:
“Shkarkimi u vendos menjëherë pas ndeshjes, ne gabuam që e dërguam në konferencë dhe u kërkoj falje tifozëve”.
Ibra nënvizoi:
“Dua të falënderoj Paulo Fonseca për atë që bëri, për profesionistin që është, për kohën që ishte këtu: respekt maksimal për të.
“Arsyet e shkarkimit? Ai nuk mundi të kishte vazhdimësi me rezultatet dhe kur je Milan rezultatet janë thelbësore. Jemi të parët që nuk jemi të kënaqur dhe nuk do të jemi të kënaqur derisa të arrijmë objektivat tona.
“I pari është Superkupa. Përgjegjësia nuk është vetëm e trajnerit, por ndahet me të gjithë. Për mirë apo për keq, një klub si Milani është gjithmonë i përgatitur për hapin tjetër”.
Pë trajnerin e ri:
“Sot prezantojmë Conceiçao, të gjithë e dinë se kush është. Ai është i drejtpërdrejtë, ka karakter dhe është fitues. Ka bërë mirë me Porton, rezultate të shkëlqyera.
“Ai ka ide dhe objektiva të qarta, menjëherë donte që skuadra në fushë të funksiononte. Tani ne do e vendosim në një pozicion për të punuar sa më mirë”.