Fitorja për djemtë e Guardiolës është e para që nga 20 tetori, ndërsa Haaland shënoi për herë të parë në pesë daljet e tij të fundit.
Sulmuesi zbuloi lehtësimin e tij për golin dhe rikthimin e ekipit te fitorja kundër Lestërit.
“Nuk ka shumë për të thënë. Është mirë të fitosh. Jam i lumtur që po fitojmë”, tha ai pas ndeshjes.
“Po, është e rëndësishme të shikosh përpara. Ne duhet të vazhdojmë dhe të qëndrojmë pozitivë dhe të fokusohemi në gjërat e duhura.
Është gjithmonë një çlirim kur shënon. E dinim se do të ishte e vështirë”.
Ndeshja e radhës është më 4 janar, kundër Uest Hemit: “Ka qenë një kohë e vështirë,” tha ai. Tani është viti i ri, ndaj nuk duhet të mendojmë shumë për futbollin”.