Sa i ka gjasat Kosova dhe si e parasheh sfidën mes shqiptarëve dhe serbëve? Përgjigjet Sermaxhaj

Futboll

Sa i ka gjasat Kosova dhe si e parasheh sfidën mes shqiptarëve dhe serbëve? Përgjigjet Sermaxhaj

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 dhjetor 2024 Në ora: 14:11
Genc Sermaxhaj

Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj ka folur për të gjitha nga pak, për futbollin e Kosovën, për gjasat e kombëtares së Kosovës dhe si e parasheh sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat janë në një grup në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Kush e ka befasuar më së shumti nga skuadra tona në Kampionatin e Kosovës dhe cilët futbollistë i ka vënë në llupë e të dalluarve. 

“Bota sot”:  Si e pa stinorin vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës?

Genc Sermaxhaj: Superliga këtë vit ishte shumë interesante me lojëra e me plot gola e paraqitje të mira individuale e ekipore.

Gjithsesi se ka mundësi të ketë nivel edhe më të mirë të lojërave por natyrisht se ka hapësirë për përmirësime çdo herë. 

“Bota sot”: Cila ishte befasia më e madhe e vjeshtës?

Genc Sermaxhaj: Befasia është Ballkani që paksa ndryshoi në përbërje e staf, dhe nuk ishte e para në renditjen e vjeshtës.

Si dhe Llapi që është e renditur poshtë e që vitet e fundit jemi mësuar ta shohim mbi mesin e tabelës. 

“Bota sot”: Kosova në grup me Zvicrën dhe Suedinë,m si e sheh gjasat e saja?

Genc Sermaxhaj: Gjasat e Kosovës realisht janë të vogla pavarësisht formës jo të mirë të Zvicrës dhe kombëtares së fortë të Suedisë.

Por prapëseprapë Kosova duhet të mensoj pozitiv e të kërkoj më të mirën në këtë ngjarje. 

“Bota sot”: Shqipëria sërish në grup me Serbinë, është edhe Anglia! Ke frikë për tensine në sfidën Shqipëri - Serbi?

Genc Sermaxhaj: Gjithashtu edhe Shqipëria ka një grup të vështirë për të kaluar. Anglia është favorit i grupit por përballja me Serbinë zgjon interesim të madh për rrjedhën e lojës në përgjithësi.

Mendoj se nuk do të ketë ndonjë gjë të pahijshme qe mund ta pengoj lojën nga asnjëra palë sepse masat e sigurise apo vendi lu mund të luajnë këto dy kombëtare është në nivelin më të lartë të sigurisë. 

“Bota sot”: Cili lojtar po të lë përshtypje si talent i madh në Kosovë?

Genc Sermaxhaj: Hazrollaj e Emërllahu padyshim janë dy futbollistët më të dalluar por tashmë të dëshmuar. Janë edhe disa të tjerë që mund të jenë shperthyes në këtë sezon por që duhet ti presim e shohim deri në fund. 

“Bota sot”:  A mendoni se Kosova ka forcë për të eliminuar Islandën?

Genc Sermaxhaj: Kosova ka mundësi të mira të kaloj Islandën sepse paraqitjet e fundit të Kosovës dëshmuan se loja ka filluar të përmirësohet dhe rezultatet poashtu. 

Është mirë të kalohet kjo lojë dhe të jemi më të motivuar për ngjarjet tjera të radhës. 

“Bota sot”: Cila është porosia për vitin 2025?

Genc Sermaxhaj: Porosia si çdo herë pa ndryshuar gjë: të punojmë më shumë, të përmirësohen gjërat për të ardhmen dhe të jemi shëndos e me shumë suksese të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat