Dinamo dhe Partizani bëjnë “ligjin”

Futboll

Dinamo dhe Partizani bëjnë “ligjin”

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 14:29
Tabela

Superiorja aktualisht është në një pauzë dhe ekipet kanë kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për rifillimin e kampionatit me 10 janar. Por para kësaj i hedhim një sy sulmit dhe mbrojtjes më të mirë deri tani.

Kështu pas 19 javësh skuadra e Dinamos është ekipi që ka shënuar më shumë gola.

Plot 30 janë shënuar nga dinamovitët, më shumë se çdo ekip tjetër. Padiskutim që meritën kryesorë e kanë Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela, të cilët së bashku kanë arritur të realizojnë 19 nga 30.

Pas tyre për sulmin më të mirë mbahet Vllaznia. Shkodranët kanë shënuar vetëm 1 gol më pak se ekipi i Ilir Dajës. Me 25 gola vjen Partizani, ndërsa Egnatia ka 23 të tillë.

Ndërkohë nëse për sulmin më të mirë Dinamo kryeson, për mbrojtjen më të mirë është Partizani.

“Demat” kanë mundur të pësojnë vetëm 15 gola në 19 javë, duke qenë mbrojtja më e “hekurt” e këtij sezoni. Pas tyre renditet Egnatia e Laçi me 17 dhe më pas Dinamo me 20. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat