Mund të kemi një derbi mes Milan dhe Inter në merkato.
Të dy klubet e Milanos kanë vënë në shënjestër mesfushorin e Torino-s, Ricci.
Megjithatë, presidenti Cairo nuk do të privohet nga lojtari në mes të sezonit dhe gjithçka mund të shtyhet për në verë.
Në fillim, drejtuesi e Torino-s duan të nënshkruajë rinovimin me lojtarin, kontrata aktuale e të cilit skadon në verën e 2026-ës.
Në fund të sezonit, Ricci do të ishte vetëm një vit larg skadencës dhe vlera e kartonit të tij do të binte. Me rinovimin, Torino do të ishte i sigurt për të marrë një shifër të rëndësishme mes 25 dhe 40 milionë euro.
Një shifër kjo që mund të rritej nëse për lojtarin do të zhvillohej një ankand.
Milan-i mbetet në radhë të parë për Ricci-n, por duhet të bëjë kujdes edhe ndaj Inter-it që mund të jetë në kërkim të një zëvendësi të Calhanoglu, me këtë të fundit që mund të largohet verën e ardhshme.
Në horizont po shfaqet një derbi i merkatos, por pa harruar edhe klubet e tjerë jashtë Italisë që janë të interesuar për 23-vjeçarin, siç është edhe Manchester City.