Dëmtimet e penalizuan, ish-sulmuesi i Realit i jep lamtumirën futbollit profesionist në moshën 24-vjeçare!!
Pedro Ruiz Delgado është tërhequr nga futbolli profesionist në moshën 24-vjeçare.
Sulmuesi spanjol ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar dhe këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Futboll, unë të dhashë gjithçka dhe t’i më dhe gjithçka. Faleminderit!”, ka shkruar ai.