E përdtishmja La Repubblica ka zbuluar planet e Napoli-t në merkaton e janarit.
Antonio Conte pret tre goditje: një për repart. Në mbrojtje ka gjithmonë më shumë mundësi që të merret Danilo, i cili është afër largimit nga Juventus dhe nuk është grumbulluar për Superkupën në Arabi.
Në mesfushë, Napoli pritet lamtumira e Folorunsho dhe në vendin e tij “Axurrët” duan të marrin Pallegrini-n, marrëdhëniet e të cilit me Roma-n janë prishur dhe po mendon largimin nga kryeqyteti italian.
Goditja e tretë për të përforcuar krahët (të hënën u zgjidh kontrata e Mario Rui-t) është ish-kapiteni i Fiorentina-s, Biraghi.
Ka ndryshuar perspektiva në sulm pas fitores ndaj Venezia-s. Raspadori, në fakt, është blinduar deri në qershor dhe Napoli-t i duhen golat e tij për të ëndërruar.