Drejtori i Egnatias shpjegon: Ja si është situata me Redon Xhixhën

Futboll

Drejtori i Egnatias shpjegon: Ja si është situata me Redon Xhixhën

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 20:25
Pamje

Egantia pritet të jetë aktive në të dy frontet në merkaton e janarit, me afrime dhe largime lojtarësh në varësi të ofertave për emra të caktuar,

Drejtori Klejdi Zenelaj ka pranuar se ka oferta për lojtarë të ndryshëm dhe mes tyre, edhe për Zamik Alijev, mbrojtësin azer i cili është pjesë e kampionëve në fuqi të Superiores.

“Zamik Alijev është një prej lojtarëve kyç të skuadrës tonë. Ne sapo fituam edhe Superkupën. Padyshim, skuadra të tjera kanë shfaqur interes për Alijev. Ai ka oferta nga klube të mëdha. Megjithatë, ai është me ne dhe nuk do të shkojë asgjëkund”, tha Zenelaj në një intervistë për mediat azere.

Drejtuesi i klubit rrogozhinas foli gjithashtu edhe për zërat që shohin Redon Xhixhën drejt kthimit në Superiore, duke pranuar se nuk ka pasur ende asnjë lloj kontakti direkt me Karabakun për të.

“Ne monitorojmë gjithmonë se si po bëjnë lojtarët shqiptarë në klubet e tyre. Ne e shohim që Xhixha nuk ka marrë minuta të mjaftueshme te Karabak.

Por të jem i sinqertë, nuk jemi interesuar ende për të, nuk kemi bërë ende asnjë ofertë. Nëse vendosim të ndërmarrim këtë rrugë, ne si fillim duhet ta diskutojmë me klubin. Nuk mund të komentoj shumë për situatën e Redon Xhixhës, pasi ai nuk është lojtari ynë”, tha Zenelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat