Fabio Cannavaro ka kujtuar kohën e tij te Parma në një intervistë të dhënë në kanalin Youtube të Paolo Gallo.
“Parma ishte një skuadër e mrekullueshme me Thuram, Crespo, Verona, Chiesa, Dino Baggio, Buffon…”.
– Ajo skuadër ishte shumë e fortë, është për të ardhur keq që nuk e fitoi kampionatin. Kush e fitoi?
“Juventus. Më pas Milan-i me Zaçheroni. Megjithatë, ajo Parma jonë i ka shkatërruar kundërshtarët. Në finalen e Kupës UEFA kemi mundur 3-0 Marseille, por kemi shkatërruar 6-0 Bordeaux, 4-0 Galatasaray, kemi mundur Juventus-in, Milan-in…”.
– Në atë periudhë, Parma kishte trajner Alberto Malesani-n.
“Ishte një gjeni. Ajo që Guardiola u thotë sot lojtarëve të Manchester City-t, Malesani na e thoshte në 1998-ën. Pse nuk ka bërë një karrierë më të mirë? Kur je një trajner që nuk ke qenë lojtar dhe u thua disa gjëra futbollistëve, ata nuk të besojnë me të vërtetë. Nuk ke besueshmëri.
“Për mua ka qenë një trajner shumë i mirë, ka përfshirë portierin në lojë, u ka dhënë liri mbrojtësve të dalin përpara, më ka dhënë shumë këshilla.
“E kam takuar vitin e kaluar dhe i kam thënë se i jam shumë mirënjohës për atë që ka bërë për mua. Tani ka një kompani verërash”.