Ish-trajneri i Inter-it, Rafa Benitez, ka thënë se skuadra e Simone Inzaghi-t ka qenë më e mira e 2024-ës.
Ai tha për La Gazzetta dello Sport:
“2024 ishte viti i Inter-it, që dominoi në kampionat. Ishte edhe viti i Atalanta-s, që triumfoi në finalen e Europa League. I Ancelotti-t, që i shoti një tjetër Champions League arritjeve të tij të pabesueshme.
“I Manchester City-t, që fitoi përsëri në Premier League. Dhe i Xabi Alonso-s dhe Bayer-it të tij, që doli jashtë çdo parashikimi në Bundesliga”.
Për 2025-ën:
“Do të jetë viti i Inter-it: gjashtë gola ndaj Lazio-s, më pas tre kundër Cagliari-t. Por edhe i Atalanta-s, që po i befasojnë të gjithë në Champions me lojën e tyre.
“Më pas vjen Ancelotti, që di se çfarë duhet të bëjë dhe si ta bëjë pas disa vështirësive në fillim të sezonit. Dhe, në fund, mendoj se mund të jetë edhe viti i Liverpool-it”.