Topi i Artë i Amerikës së Jugut shkon për Luiz Henriquen të Botafogos

Futboll

Topi i Artë i Amerikës së Jugut shkon për Luiz Henriquen të Botafogos

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 22:04
Luiz Henrique

Ishte vendimtar për suksesin e skuadrws si në Copa Libertadores ashtu edhe në kampionatin brazilian

Ai është Luiz Henrique, 24 vjeç më 2 janar, sulmues i talentuar i Botafogos, 'Mbreti i Amerikës', ose më mirë fituesi i çmimit të gazetës uruguaiane 'El Pais' që praktikisht është Topi i Artë i Amerikës së Jugut.

Për këtë votojnë 244 gazetarë nga i gjithë kontinenti dhe është e rezervuar për futbollistët që luajnë për klubet e kësaj pjese të botës.

Lojtari që është i lidhur me Fiorentinën në fillimin e merkatos së dimrit, në vitin 2024 ishte vendimtar për fitoret e Botafogos si në Copa Libertadores ashtu edhe në kampionatin brazilian dhe për këtë arsye ai mori 128 preferenca, duke 'shkatërruar' të nominuarit e tjerë në garw për çmimin.

Mjafton të thuhet se vendi i dytë, Savarino, një mesfushor venezuelian që luan edhe ai për Botafogo, mori 25 vota. Juan Fernando Quintero, një kolumbian nga Argentine Racing, e përfundoi podiumin me 17 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat