Deri më tani janë autorë të 27 golave për Realin, por në 2025-ën kanë premtuar se do të shënojë edhe më shumë.
I referohemi dyshes të formuar nga Vinicius Zhunior dhe Kilian Mbappe.
Mëngjesin e sotëm Reali u hapi dyert e qendrës stërvitore 6000 mijë tifozëve, të cilët panë nga afër beniaminët e tyre.
“Ajo çfarë adhuroj te Vinicius është përulësia dhe atmosfera e mirë që krijon në dhomat e zhveshjes”, tha Kilian Mbape.
Ndërsa braziliani replikoi: “Kiliani është një lojtar dhe njeri i madh. Do të shënojë shumë gola, sapo ka nisur”.