Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, po cilësohet si favoriti kryesor për të fituar cmimin më të madh individual, Topin e Artë, në vitin 2025.
Sipas renditjes së faqes së njohur sportive Goal, Salah është shfaqur si pretendenti kryesor për Topin e Artë të viti të ardhshëm.
Superylli egjiptian ka qenë në formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 17 asistime për Reds deri tani në gjysme sezoni.
Performanca mbresëlënëse e Salah e ka katapultuar atë në krye të renditjes, përpara pretendentëve të tjerë kryesorë si Vinicius Jr, Raphinha, Jamal Musiala dhe Robert Lewandowski, të cilët kompletojnë pesëshen e favoritëve.
Konsistenca e 31-vjeçarit dhe aftësia për të shënuar gola e kanë bërë atë një kandidat të fortë për çmimin prestigjioz.
Kjo nuk është e para për Salah me nderime individuale. Ai përfundoi i treti në çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s në vitet 2018 dhe 2021, dhe i pesti në Topin e Artë 2019.
Me formën e tij aktuale, Salah do të kërkojë të shkojë një hap më tej dhe të marrë çmimin kryesor në vitin 2025.
Ndryshe, Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Harry Kane, Cole Palmer, Florian Wirtz, Erling Haaland, Jude Bellingham, Antoine Griezmann, Bukayo Saka dhe Viktor Gyokores kompletojnë ‘top 15’.