Nuk është mister që Real Madridi është i interesuar për Trent Alexander-Arnold.
Por është edhe Liverpooli nga ana tjetër, aspak I interesuar që ta lërë të largohet.
Pritet një duel i gjatë mes dy skuadrave me negociatat për të ardhmen e anësorit anglez që mund të marrë edhe tonin e një telenovele transferimi.
Përmbledhje e episodeve të mëparshme: Kontrata e lojtarit të ‘Reds’ do të skadojë në qershorin e ardhshëm, kështu që nga marsi ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub, por dëshira e Merengues është të shpejtonin operacionin dhe të synonin lojtarin që në janar.
Los Blancos nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare në këtë moment, raportojnë gazetarët e Sky Sports në Mbretërinë e Bashkuar, por kanë bërë një qasje fillestare. Megjithatë, të kuqtë nuk janë aspak të interesuar ta lejojnë lojtarin të largohet në një kohë kur luftojnë për titull.