Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani ka përforcuar radhët e veta për pjesën e dytë të kampionatit.
Skuadra shqiptare synon të jetë sa më e fortë me synim hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“KF Arsimi ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Stojan Stojçevski.
Stojçevski tërë karierën e ka kaluar në ligën e parë të vendit me klube si Vardar, Sileks, Brera, Rabotniçki, Bregalnica, Makedonija Gj. P., Borec, Voska, ndërsa së fundëmi Euromilk.
Eksperienca dhe përvoja e mbrojtësit 31 vjeçarë do të jenë vlerë shtesë për skuadrën tonë dhe ambicjet e klubit tonë të zemrës”, njofton KF Arsimi.
.