Maliq Beluli dikur ka qenë pjesë e klubit të futbollit Ferizaj, sot ka firmosur me KF Arsimin e Çegranit, skuadër që synon hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Maliq Beluli është i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre shqiptare ndër më të organizuara në Ligën e Dytë.
“KF Arsimi ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në skuadër, mesfushorin Maliq Beluli.
Beluli vjen nga radhët e KF Besës, ndërsa më herët ka pasur eksperienca të suksesshme me Gostivarin, Vllazninë, Ferizajn, Genc Kalemler dhe Skopjen.
Me përvojën dhe cilësitë e tij në fushë, besojmë se do të jetë një shtyllë e rëndësishme për ekipin tonë në të ardhmen”, njofton KF Arsimi.