Në Itali tregojnë prapaskenat e përjashtimit të Ylber Ramadanit nga trajneri

Futboll

Në Itali tregojnë prapaskenat e përjashtimit të Ylber Ramadanit nga trajneri

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 23:40
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani po kalonte një periudhë fantastike te Lecce, pavarësisht disa ndeshjeve me ulje ngritje te Kombëtarja.

Por së fundmi mesfushori po kalon periudhën më të keqe të viteve të fundit në Serinë A.

Pas shkëlqimit në Skoci dhe një nisje mbreslënëse aventure në Itali, këtë herë Ramadani po vuan ndjeshëm me trajnerin Giampiolo.

Disa ndeshje radhazi ku zëvendësohej dhe nuk luante për 90 minuta të plota, ndërsa më parë ishte i paprekshëm dhe tani nuk po futet më në fushë.

Kulmi erdhi në ndeshjen e fundit kundër Como, teksa pas dëmtimit të Medon Berishës, të gjithë menduan se Ylber Ramadani do të merrte vendin e tij. Megjithatë Ramadani nuk hyri as nga minuta e parë dhe as nga stoli, një shenjë e qartë se diçka është krisur në marrëdhënien e tij me trajnerin.

Në këtë linjë mendimi është edhe gazetari italian, Francesco Romano, i cili shprehet se Ramadani mund të largohet në janar nëse vjen një ofertë e mirë.

“Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Edhe nëse nuk do ta pranojnë kurrë, por nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Lecce do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Giampolo po e përjashton.

Sinqerisht e prisja të luante titullar kundër Commo dhe gjithashtu në pjesën e dytë e prisja të hynte në vend të Kaba, por nuk ndodhi. Ramadani është nervoz, gjithmonë aktiv në aspektin negativ.

Po flasim për një lojtar i cili është titullar i padiskutueshëm te Shqipëria dhe është e paimagjinueshme që një lojtar i tillë të mos shohë fushën që nga ndeshja kundër Romës. Përkundër mungesës së aktivizimit, për mua kush e merr Ramadanin në janar do të bënte një blerje të mirë”, tha gazetari italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat