Ronaldo ishte në Dubai të premten e kaluar ku mori dy çmime në ceremoninë e Globe Soccer Aëards dhe përveç kësaj, ai doli në skenë ku iu përgjigj pyetjeve interesante.
Natyrisht, tema kryesore ishte largimi i tij në Arabinë Saudite, ku prej dy vitesh mban fanellën e Al Nassr-it dhe tha se nuk pendohet aspak për një lëvizje të tillë sepse kampionati në atë vend po bëhet më i mirë dhe më i mirë.
Ronaldo e krahasoi atë me pesë ligat më të mira, përkatësisht Ligue 1 franceze, dhe tha se Premier League saudite ishte më cilësore, gjë që shkaktoi pakënaqësi të jashtëzakonshme në Francë.
“Liga Premier e Arabisë Saudite është më e mirë se Ligue 1 në Francë. Franca ka vetëm PSG-në, klubet e tjera janë shumë më poshtë. Provoni të luani në 38, 39 ose 40 gradë dhe të luani në kushte moti si në Arabinë Saudite dhe sërieh ka nivel, nëse nuk më besoni, ejani dhe provojeni”, tha Ronaldo.
Deklarata e Ronaldos nuk u pëlqye aspak nga francezët dhe portugezi u gjend në shënjestër të kritikave të ashpra dhe duket se më i zëshmi në gjithë këtë ka qenë Adil Rami. Ish-mbrojtësi i Milanit ka vendosur t’i përgjigjet Ronaldos dhe nuk ka mëshirë ndaj tij.
“Ai po flet marrëzi. A doni që unë t’ju tregoj një foto të mbrojtësve që luajnë në Arabinë Saudite?
Edhe pse Ronaldo ka pasur një karrierë të pabesueshme, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjithçka që ai thotë është e vërtetë. Është një PR i pastër që ai padyshim e ka për të bërë. Ne kemi mbrojtës të jashtëzakonshëm në Francë që janë makineri, silleni atë në Ligue 1 dhe “do ta hanë të gjallë”.
Unë jam një fans i Ronaldos, por ai gaboi me këtë deklaratë. Kur thua diçka të tillë, është logjike që merr gjithë këto kritika nga njerëzit në Francë, sepse të gjithë e dinë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Rami.