Interi e dominoi Serie A-në, Juventusi triumfoi në Kupë

Futboll

Interi e dominoi Serie A-në, Juventusi triumfoi në Kupë

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 23:54
Interi

Sezoni 2023/24 në Serie A, qysh nga fillimi ta krijonte një përshtypje që kampion do të shpallej Interi.

Kush mendoi ashtu, edhe i doli saktë… Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Simone Izaghi u shpall kampione e Italisë, për herë të 20-të në histori të klubit.

Interi ishte dominuese qysh në start të maratonës prej 38-ndeshjeve, derisa kampion zyrtarisht u kurorëzuan qysh pesë ndeshje pa përfunduar kampionati.

Madje, gëzim i dyfishtë ishte pasi këtë sukses madhështor e arritën në ndeshjen ndaj rivalit të përbetuar, Milanit, pas një fitore prej 2-1.

Inter i Inzaghit përgjatë këtij sezoni ishte zotërues i disa rekordeve brenda kampionatit italian.

]“Zikaltërit” kishin serinë më të gjatë me fitore, prej 10 sosh, derisa edhe periudhën më të gjatë pa humbje prej 28 ndeshjesh.

Pas 38 ndeshjesh, Interi kishte 94 pikë, duke arritur 29 fitore, shtatë barazime dhe vetëm dy humbje.

Lautaro Martinez ishte top golashënues i ligës me 24 gola, derisa argjentinasi u shpall edhe lojtari më i mirë i kampionatit.

Përveç ligës, në Itali i kushtojnë rëndësi të madhe edhe Kupës.

Në “Stadio Olimpico” në kryeqytetin e Italisë, më 15 maj 2024, përballesh Juventusi dhe Atalanta.

Në një përballje të zjarrtë, me shumë raste të mira shënimi nga të dy anët, në fund fitues doli “Zonja e Vjetër”.

Ndonëse pati raste të shumta, ndeshja përfundoi me rezultat prej 1-0.

Për të arritur në finalen e madhe, Juventusi u desh të kalojë mbi Salernitanan, Frosinonen dhe Lazion në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Atalanta pati punë me Sassuolon, Milanin dhe Fiorentinën, para se të paraqitej në finalen e Romës.

Ky ishte triumfi i 15-të i Juventusin në Kupën e Italisë, më shumë se secili klub tjetër në futbollin italian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat