Klubi italian, Inter raportohet se e dëshiron qendërmbrojtësin e Atalantës, Isak Hien.
Kampionët në fuqi të Italisë, besojnë se Hien është lojtar ideal për ta zëvendësuar Francesco Acerbin, i cili po përballet me lëndime të përsëritura që janë bërë shqetësim për zikaltrit.
Sipas medieve italiane, Zikaltërit e konsiderojnë mbrojtësin e Atalantës si transferim të mundshëm pasi mosha e tij e re dhe pagat e ulëta e bëjnë e bëjnë më të lehtë transferimin e tij në ‘San Siro’.
Krerët e Interit thuhet se prej kohësh janë duke e monitoruar lojtarin, madje, qysh kur Hien ishte tek Verona.
Hien i është bashkuar skuadrës nga Bergamo janarin e kaluar për çmimin 9 milionë euro.
Por, falë paraqitje të mahnitëse tek Atalanta e Gasperinit, çmimi i tij është rritur rreth 30 milionë euro.