Sot ka nisur një vit i ri dhe ekipet e Superiores shpresojnë dhe dëshirojnë sa më shumë suksese në pjesën e dytë të sezonit. Kështu për skuadrat nuk ka edhe shumë ditë në dispozicion për të pushuar.
Superiorja do të rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 20-të pas 10 ditësh.
Kështu saktësisht ekipet do të zbresin në fushë më 10 janar.
Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar.
Gjithçcka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Laçit në orën 13:30. Po me 10 janar do të zhvillohen edhe Bylis – Dinamo po në orën 13:30 dhe Vllaznia –Tirana në orën 17:00.
Ndërkohë më 11 janar do të zhvillohen Partizani – Skënderbeu në orën 17:00 dhe paralelisht do të zhvillohet edhe Elbasani – Teuta.