Te Vllaznia i tregojnë “derën” mbrojtësit

Futboll

Te Vllaznia i tregojnë “derën” mbrojtësit

Më: 1 janar 2025 Në ora: 12:09
Vllaznia

Marko Juric me shumë gjasa do të largohet nga Vllaznia.

Mbrojtësi nuk ka bindur drejtuesit këtë sezon me performancën e tij dhe në këto kushte klubi mendon largimin e tij.

Kroati prej disa javësh nuk ka mundur të japë kontributin te kuqeblutë, pasi ka vuajtur për shkak të dëmtimeve.

Deri më tani ka zhvilluar 16 ndeshje mes Kupës dhe Kampionatin dhe kjo nuk ka mjaftuar për të bindur stafin.

Kontrata aktuale e mbrojtësit përfundon në qershor të 2025 dhe tashmë pritet që palët të shkëpusin me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Aventura e Juric do të marrë fund në Shkodër pas 2 vitesh si kuqeblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat