Mirlind Daku “kartolinë” urimi: Shëndet e mirësi për të gjithë

Futboll

Mirlind Daku “kartolinë” urimi: Shëndet e mirësi për të gjithë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 12:10
Mirlind Daku me bashkëlojtarë

Mbrëmë në mesnatë i thamë të gjithë lamtumirë 2024 dhe mirëpritëm 2025 me shpresë së do të jetë një vit edhe më i mbarë nga ky që lamë pas.

Urimet në ditë kaq speciale nuk mungojnë dhe një prej tyre vjen edhe nga sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku.

Sulmuesi nëpërmjet një “kartoline” ka uruar të gjithë për Vitin e Ri. Në postimin e tij sigurisht nuk lë pa përmendur edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me Kombëtaren, ku siç e cilëson ishte kulmi i gjithçka për të.

“Po përmbyllet një vit mjaftë i suksesshëm për mua personalisht. Jam shumë i lumtur me formën me klubin, derisa pjesëmarrja në Euro 2024 me Kombëtaren ishte kulmi.

Urime Vitin e Ri për gjithë ju miqtë e mi, shëndet e gjitha të mirat në vitin 2025. I juaji Mirlind Daku”, ka shkruar Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat