Liridon Leci është emëruar kryetrajner i ri i Rahovecit.
Lecin e pret mision i vështirë kur kihet për bazë se Rahpveci është në pozitën e parafundit (i 9-ti) me 7 pikë në Ligën e Parë t Kosovës në futboll, grupi A dhe ka vetëm një pikë më shumë se i fundit Mitrovica.
“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin.
Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij. Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi”, ka njoftuar FC Rahoveci.