​Antonio shpërndan foton e parë pas aksidentit: Së shpejti kthehem në fushë

Futboll

​Antonio shpërndan foton e parë pas aksidentit: Së shpejti kthehem në fushë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 15:56
​Antonio

Më pas në rrjetet sociale janë shfaqur foto nga vendi i aksidentit, të cilat i kanë publikuar edhe disa media angleze, ku shihet Ferrari i thyer.

Antonio mbeti i bllokuar në mjetin e përplasur për më shumë se 45 minuta, derisa zjarrfikësit e liruan.

Futbollisti i West Ham u dërgua në spital duke u rikuperuar nga disa operacione, duke përfshirë një këmbë të thyer dhe u lirua pas 22 ditësh.

Në natën e ndërrimit të viteve, futbollisti shpërndau një foto të tij me paterica.

"Kam parë miq të ngushtë të vdesin, të shihen vetëm ndërsa të tjerët përballen me përvoja afër vdekjes, dhe as atëherë nuk e kuptoja plotësisht se sa e çmuar është jeta. Ajo që kam kaluar kohët e fundit më hapi sytë. Jeta është e brishtë dhe çdo moment ka rëndësi. I jam shumë mirënjohës Zotit që më dha forcën për të vazhduar dhe që më lejoi të jem ende këtu”, ka shkruar Antoino.

Ai ka falënderuar ekipin mjekësor, shokët e skuadrës dhe tifozët e West Ham.

“Sinqerisht nuk do ta kisha kaluar këtë pa ju. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime. Për të dashurit e mi që kanë qenë pranë meje në çdo gjë, nuk mund t'ua përshkruaj se sa shumë do të thotë për mua. Në fund, të gjithë komunitetin e futbollit, ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar. Me të vërtetë nënkuptonte gjithçka në botë. Ju dua të gjithëve dhe jam pafundësisht mirënjohës për secilin prej jush. Gëzuar Vitin e Ri dhe së shpejti do të rikthehem në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat