Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani e kaloi një periudhë shumë të mirë te Lecce, por gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit Giampaolo, pasi futbollisti nga Kosova nuk po aktivizohet shumë.
Për këtë temë ka folur së fundmi gazetari i njohur italian, Francesco Romano, i cili e tregon këndvështrimin e tij për këtë çështje.
Romano e pranon faktin madje se lojtari mund të largohet.
“Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Lecce do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Giampaolo po e përjashton.".