Një japonez të Besa

Futboll

Një japonez të Besa

Më: 1 janar 2025 Në ora: 16:17
Pamje nga një ndeshje

Besa e Dobërdollit, drejtuesit e së cilës skuadër po punojnë intenzivisht në përforcimin e skuadrës për në pranverë.

Burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës nga Dobërdolli janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me japonezin e FC Shkupit, Yumemi Kanda.

Ky i fundit nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Erdem Alparslan të FC Shkupit, edhe pse gjatë stinorit vjeshtorë në 17 ndeshje kishte realizuar 3 gola dhe 1 asist.

Kanda te FC Shkupi erdhi verën e këtij viti nga rradhët e skuadrës së Rangers nga Hong Kongu, derisa pjesën tjetër të karrierës e kishte zhvilluar në vendlindjen e tij, në Japoni.

Kujtojmë, Besa e Dobërdollit sezonin e ri do të udhëhiqet nga Boban Babunski, derisa pjesë e kësaj skuadre në pranverë do të jetë edhe Shefit Shefiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat