Kapllani do të vijojë karrierën te skuadra italiane

Futboll

Kapllani do të vijojë karrierën te skuadra italiane

Më: 1 janar 2025 Në ora: 16:32
Dejvid Kapllani

Sulmuesi durrsak Dejvid Kapllani do të vijojë karrierën në Itali.

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio, bën me dije se futbollisti ka arritur akordin për t’u transferuar te skuadra e Avecanos që militon në Serinë D dhe momentalisht mban vendin e 11-të në renditje.  

23-vjeçari Kapllani së fundmi ishte pjesë e Kastriotit në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Teutës dhe Erzenit në elitën e futbollit shqiptar si dhe të Fushë Kosovës.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi te skuadra italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat