Sulmuesi durrsak Dejvid Kapllani do të vijojë karrierën në Itali.
Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio, bën me dije se futbollisti ka arritur akordin për t’u transferuar te skuadra e Avecanos që militon në Serinë D dhe momentalisht mban vendin e 11-të në renditje.
23-vjeçari Kapllani së fundmi ishte pjesë e Kastriotit në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Teutës dhe Erzenit në elitën e futbollit shqiptar si dhe të Fushë Kosovës.
Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi te skuadra italiane.