Real Madridi dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë marrë një lajm të mirë në ditën e parë të vitit të ri.
Mbrojtësi i majtë, David Alaba është rikthyer sot në stërvitje.
Futbollisti i Austrisë ka më shumë se 12 muaj që është jashtë fushës së blertë.
Alaba ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madridit e ka zhvilluar me 17 dhjetor të vitit 2023 ndaj Villarealit, ku kishte pësuar lëndim.