​Thomas Tuchel merr drejtimin e Anglisë

Futboll

​Thomas Tuchel merr drejtimin e Anglisë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 17:03

Thomas Tuchel (51), ish-trajneri i PSG, Chelsea dhe Bayern Munih, është trajneri i ri i Anglisë dhe do të merr postin sot, njoftoi Federata Angleze e Futbollit (FA).

Tuchel u shpall trajner i ri i Anglisë në tetor pasi Gareth Southgate përfundoi mandatin.

"Mund t'u them tifozëve të pakënaqur se më vjen keq sepse kam pasaportë gjermane. Ndoshta disa prej tyre e kanë ndjerë pasionin tim në ndeshjet e Premier Ligë. Më pëlqen të jetoj dhe punoj në Angli dhe jam krenar që jam trajner. Shpresoj ta tregoj këtë”, tha ai.

Gjermani pason Southgate, i cili drejtoi kombëtaren angleze nga viti 2016 deri në 2024, dhe Lee Carsley, mandati i përkohshëm i të cilit u zgjat deri në ndeshjet e nëntorit.

Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj në historinë e ‘Tre luanëve’ pas suedezit Sven Goran- Eriksson (2001 -2006) dhe italianit Fabio Capello (2007-2012).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat