Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, është përzgjedhur si zbulimi i vitit 2024, në bazë të votave të të gjithë trajnerëve të Serisë B.
Shpendi, i cili është pjesë e Çezenës, ishte lojtari më i votuar në këtë sondazh, ku arriti të siguronte 7 vota nga trajnerët, teksa ndiqej nga lojtari i Specias, Françesko Pio Esposito me 4 vota. Një çmim mëse i merituar ky për 21-vjeçarin qe ka arritur të shënojë 10 gola në 16 ndeshje.
Edhe pse Kristiani ka munguar në 4 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi, ai vijon të mbetet një lider te skuadra bardhezi, duke kryesuar edhe listën e golashënuesve së bashku me Iemelon e Katanzaros.
Trajnerër që votuan për Shpendin
Michele Mignani (Cesena)
Alessandro Dal Canto (Cittadella)
Marco Alvini (Cosenza)
Davide Possanzini (Mantova)
William Viali (Reggiana)
Leonardo Semplici (Sampdoria)
Fabio Grosso (Sassuolo)