Sulmuesi ka arritur të shënojë 62 gola për Sportingun dhe Suedinë

Futboll

Sulmuesi ka arritur të shënojë 62 gola për Sportingun dhe Suedinë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 17:42
Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres është një nga futbollistët që ka shpërthyer në 2024.

Paraqitjet e 26-vjeçarit me Sportingun dhe Suedinë kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve “big”, të cilat tashmë janë vënë pas tij.

Sulmuesi ka arritur të shënojë 62 gola për Sportingun dhe Suedinë, duke u vendosur përkrah emrave të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, si një ndër golashënuesit më të mirë të vitit që lamë pas.

Që nga krijimi i çmimit të IFFHS për “Golashënuesin më të Mirë Botëror të Vitit” në vitin 2011, askush nuk e ka tejkaluar rekordin e 91 golave të Messit në 2012.

Cristiano Ronaldo e ka fituar këtë çmim 5 herë, më shumë se kushdo tjetër.

Por Gyokeres tani është ndër pesë lojtarët me më shumë gola në një vit kalendarik, ndërsa shpreson që të vazhdojë me të njëjtën paraqitje edhe në 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat