Futbollisti Xherdan Shaqiri apo siç njihet si “xhuxhi magjik” në Zvicër, gjatë vitit 2024 ka marrë dy vendime të mëdha dhe të papritura!
E para, as laiku më i madh nuk e kishte pritur pensionimin e tij nga fanella e kombëtares së Zvicrës pikërisht ë 15 korrik!
Kjo la pa fjalë tërë Zvicrën dhe shqiptarët, për faktin se vendosi të tërhiqet nga kombëtarja kur askush nuk e kishte as në mendje pensionimin e tij!
E dyta, Xherdan Shaqiri e la Chicago Fire dhe rikthehet në ekipin (16 gusht) ku i dha shkëqimin, në FC Basel.
Rikthehet pas 12 viteve dhe sërish i jep shkëlqimin Baselit duke e fut në garë për titull!
Dy vendime të mëdha dhe të papritura.
E veçanta tjetër ishte se para ndeshjes me Serbinë në Leskovc, selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, thuri elozhe për Shaqirin.
“Shaqiri është një lojtar i madh, por çdo gjëje i vjen fundi.
Ai shënoi periudhën e karrierës së tij në një nivel të lartë dhe tani ajo ka përfunduar, dhe kemi edhe lojtarë që nuk do luajnë më për kombëtaren”, kishte thënë Stpjkoviq me 11 tetor të vitit 2024.
Viti 2024 dhe Shaqiri me vendime të mëdha e të papritura.