Mesfushori i Manchester City-t është i bindur se do të kthehet akoma më i fortë pas rikuperimit nga dëmtimi i pësuar në gju.
Fituesi i Topit të Artë 2024 shpreson të kthehet në fushë para se sezoni të mbyllet.
“Jo, nuk kam frikë. E di çfarë lojtari jam. E di se këto lloj dëmtimesh nuk janë njësoj siç ishin 30 vite më parë.
“Gjithashtu, ekipi mjekësor më ka qetësuar shumë në këtë drejtim dhe besoj se do të kthehem më i fortë se më parë”, ka thënë Rodri për AS.
“Gjithsesi, kur kthehesh në fushë pas 6,7 ose 8 muajsh nuk është e lehtë. Duhen hedhur hapat një nga një”.