Babai i Ryan Gravenberch ka folur për mungesën e minutave të djalit të tij në Euro 2024.
Duke folur për ESPN, ai tha:
“Zero minuta, nuk e meritonte këtë. Ishte e vështirë të kuptohej dhe akoma ndihemi keq. Ishte një thikë në zemër për të gjithë ne”.
Duke folur për ish-trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp:
“Jurgen Klopp është nja njëri i madh. Ai i mësoi Ryan-it se duhet të mendosh për objektivin e madh edhe kur ndihesh i zhgënjyer.
Pas përfundimit të sezonit të kaluar, Ryan foli me ne dhe tha: ‘Ky duhet të jetë viti im'”.
Ryan Gravenberch luajti 38 ndeshje nën drejtimin e Jurgen Klopp te Liverpool-i në sezonin 2023-24 pasi u transferua në Anfield nga Bayern Munich për 40 milionë euro.
Në këtë sezon, ai ka luajtur 24 ndeshje nën drejtimin e Arne Slot deri tani.