I mungoi Medon Berisha

Futboll

I mungoi Medon Berisha

Më: 1 janar 2025 Në ora: 18:46
Pemje nga një ndeshje

Leçe u mposht nga Komo me rezultatin 2:0.

Një takim ku Ylber Ramadani nuk u aktivizua dhe pse Medon Berisha ishte i dëmtuar.

Ky i fundit ka fituar vendin e titullarit me trajnerin Marko Xhampaolo. 57-vjeçari madje e përmendi Berishën si një prej arsyeve përse ekipi i tij dështoi të merrte rezultat pozitiv.

“Komo është një ekip që ka shumë cilësi, dinë të luajnë, të bëjnë të vraposh dhe dinë të krijojnë mundësi për të shënuar

. Ndërsa ndeshja ishte 0-0, ne bëmë një lojë të shkëlqyer, ishim gjithashtu gati për kundërsulm dhe sa herë e bënim ishim të rrezikshëm.

Ndoshta na ka munguar pak cilësia në mesfushë, ndoshta na ka munguar pak Berisha, ndoshta na ka munguar pak më shumë personaliteti”, u shpreh Xhampaolo pas ndeshjes.

Kujtojmë se në nëntorin e këtij viti mori drejtimin e Leçes. Pëlqimin për ta nisur me Medon Berishën e ka shprehur sapo ky i fundit la pas dëmtimin e mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat