Rashford iu përgjigjet spekulimeve për të ardhmen

Futboll

Rashford iu përgjigjet spekulimeve për të ardhmen

Më: 1 janar 2025 Në ora: 19:50
Rashford

Javët e fundit ka pasur shumë zëra për largimin e Marcus Rashford nga Manchester United.

Spekulimet u shtuan pas mosmarrveshjes që kishte edhe me trajnerin Ruben Amorim, i cili nuk e ka aktivizuar që nga derbi ndaj Mancheseter Cityt.

Është raportuar se Rashford ka pasur takime me një agjenci për tu arguar nga Manchester United në muajin janar.

Por së fundi vet futbollisti i ka cilësuar si qesharake këto spekulime.

27-vjeçari tha në një intervistë muajin e kaluar se ishte gati “për një sfidë të re”.

Por Rashford, i cili aktualisht përfaqësohet nga vëllai i tij Dwaine Maynard, shkroi në Instagram:

“Janë shkruar shumë histori të rreme gjatë javëve të fundit, por djema kjo po bëhet qesharake – nuk jam takuar kurrë me asnjë agjenci dhe nuk kanë asnjë plan të largohem.”, ka shkruar Rashford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat