Një prej futbollistëve më të mirë në botë për momentin, Mohamed Salah, është i lirë të negociojë me çdo klub që sot, dhe kjo dyshohet se i ka sjellë tashmë një ofertë fenomenale nga Franca.
Sallah mund të negociojë pa e ditur Liverpulli, pasi kontrata e tij skadon në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas rregullave të UEFA-s.
Edhe pse mediat angleze më herët raportuan se Sallah kishte pranuar të vazhdonte bashkëpunimin me Liverpullin, kjo nuk ndodhi asnjëherë zyrtarisht.
Me atë rast, mëngjesin e sotëm francezët e kanë përcjellë lajmin bombastik. Gjegjësisht, gazetari francez Romain Kollet Gaudin pohon se në adresën e Sallahut ka mbërritur një ofertë nga gjiganti francez Paris Sen Zhermen me vlerë të pabesueshme 500 mijë euro në javë.
Është një kontratë trevjeçare që PSG po ia ofron egjiptianit. Mediat franceze supozojnë se oferta e PSG-së është dukshëm më e mirë se ajo që Liverpulli do t’i japë yllit të tyre më të madh.