Ish-mesfushori i Chelsea-t, John Obi Mikel, i ka kërkuar klubit londinez të blejë një tjetër sulmues në merkaton e janarit.
Ai ka thënë gjithashtu edhe se portieri nuk jep shumë garanci.
Cole Palmer dhe Nicolas Jackson janë golashënuesit më të mirë të skuadrës së Maresca-s në këtë sezon.
Anglezi ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa senegalezi ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 19 ndeshje.
Megjithatë, Mikel beson se klubit i duhet një tjetër sulmues në ekip. Ai ka thënë në podkastin e tij ObiOnePodcast:
“Na duhet një sulmues tjetër në merkaton e janarit, e kam thënë disa herë këtë. Gjithashtu, proteri më shqetëson”.
Londinezët kanë shumë sulmues në skuadrën e tyre si Christopher Nkunku, Joao Felix, dhe Marc Guiu.
Shtimi i një sulmuesi tjetër në ekip mund të jetë frytdhënës për skuadrën, por do të shtonte gjithashtu edhe dhimbjet e kokës për trajnerin në momentin e përzgjedhjes së formacionit.