Mbrojtësi i krahut i Inter-it, Federico Dimarco, iu është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me 2024-ën në një intervistë të dhënë për mikrofonët e Serie A.
Një përmbledhje e vogël nga momentet që ka jetuar lojtari i zikaltërve në prag të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë kundër Atalanta-s.
Asisti më i bukur? “As që e mbaj mend. Nuk e di, ndoshta ai me Italinë për Cambaiso-n kundër Belgjikës”.
Goli më i bukur? “Padyshim ai kundër Francës”.
Ndeshja më argëtuese? “Ndoshta ka qenë ajo… Inter-Lazio (19 majin e kaluar) kur kemi bëmë festën dhe ngritëm kupën. Ose edhe Inter-Torino, pasi bëmë festimet”.